Kuran i “artë” për hafëz Xhemailin

1Reisul Ulemaja shpërblen fituesin nga garat Kuranore

Kuran i “artë” për hafëz Xhemailin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RM, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, të enjten më datë 08.01.2015 në Kabinetin e Tij e priti fituesin e vendit të katërt në garat Kuranore Botërore, Hafëzin Xhemail Nuhiu.

Në prezencë të mediumeve të vendit, për këtë arritje, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, hafëzit të nderuar i dhuroi një pllakatë me një kuran të arte, si shenjë mirënjohje dhe krenarie për të gjithë muslimanët e këtij nënqielli.

“Më lejoni t’ju dhuroj këtë pllakatë me Kuranin Famëlartë, në shenjë mirënjohje për gjitha arritjet tuaja në Garat Kuranore Botërore që u mbajtën në Teheran – Republikën Islamike të Iranit. Ju arritët një sukses të madh me hyrjen tuaj në mesin e pesë garuesve më të mirë”, tha Reisul Ulemaja, duke shtuar më tej se: “Jam i bindur që keni merituar edhe ndonjë plasman më të mirë, por fatkeqësisht jam thellë i bindur se në ato vende akoma ndikon politka për vendimmarrje. Sidoqoftë, në jemi krenar me rezultatet tuaja, sepse si kuadër i shkolluar në Medresenë Isa Beu dhe student i Fakultetit të Shkencave Islame, ju i dëshmuat Botës se vendi jonë edhe pse shumë i vogël ka kapacitet të nxjerrë kuadro të rinj dhe mjaft të talentuar”.

Më pas hafëz Xhemail Nuhiu e falënderoi Reisul Ulemanë për mikpritjen dhe dhuratën e çmuar.

“I nderuari Reisul Ulema, më lejoni një herë që t’ju falënderoj për këtë mikpritje dhe dhuratë që ma dhatë, por edhe për faktin që më mundësuat pjesëmarrjen time në këto gara” tha Hfz. Xhemaili, i cili më tej shtoi se: “Unë si përfaqësues i Fakultetit të Shkencave Islame mora pjesë në këto gara dhe fitova vendin e katërt, me çka e solla në vendlindje një fitore të çmuar, të cilën ua dedikoj prindërve të mi, të cilët që në fëmijëri më kanë edukuar me frymën Islame, por edhe Medresesë Isa Beu në të cilën mora njohuritë e para thelbësore si dhe Fakulteti të Shkencave Islame ku u pajisa me njohuri akademike. Juve ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë me qëllim që të vazhdoni të jeni në shërbim të popullatës muslimane në trevat tona dhe më gjerë”.

2

Comments are closed.