Në vazhdim është kumtesa e plotë e BFI-së.
Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame, më datë 30.04.2015 mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku në rend të distës ishin katër pika diskutimi: Përgatitja për organizimin e jetës fetare gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit, Përgatitja për organizimin e Haxhit, shqyrtimi i Rregullores së Imamëve të Zvicrës dhe shqyrtimi i Gjendjes aktuale të krijuar ditëve të fundit në Bashkësinë Fetare Islame.
Mes tjerash theks i veçantë u vendos në pikën e katërt të rendit të ditës, për të cilën, duke u bazuar në Kushtetutën e Bashkësisë Fetare Islame u sollën këto vendime:
• Rijaseti, edhe një herë në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin për legjitimitetin e Reisul Ulemasë, me çrast u dëshmua se asnjëherë nuk e ka patur të kontestuar legjitimitetin për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame.
• Gjithashtu Rijaseti në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin e të gjithë funksionerëve të Organeve të BFI, Institucioneve Edukativo-Arsimore dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame.
• Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, ia tërheq Muraselen Muftiut të Shkupit Ibrahim ef. Shabani dhe i njejti transferohet me detyrë të re, Profesor në Medresenë Isa Beu – Shkup. Poashtu ky vendim përkrahet në mënyrë unanime nga Rijaseti i BFI dhe i njejti hyn në fuqi që nga dita e sodit 30.04.2015.
• Në bazë të nenit 30 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, Organi i Muftinisë së Shkupit obligohet që në afat prej 30 ditësh duke filluar nga dita e sodit, të propozojë kandidatë të mundshëm për Mufti të ri të Muftinisë së Shkupit.
• Në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, z. Afrim Tahiri shkarkohet nga detyra Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame dhe i njejti transferohet në vendin tij të mëparshëm të punës, Sekretar i Shoqatës “Ilmije”.
• Në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, Sekretari i Muftinisë së Shkupit, z. Skender Buzaku, shkarkohet nga detyra Sekretar i Muftinisë së Shkupit dhe i njejti transferohet si edukator në Medresenë Isa Beu.
Comments are closed.