Reagim
(Rreth një interviste të Afrim Tahirit botuar këto ditë në portalinShqipmedia.com )
Janë shkëpurdhjet e fundit të një pseudoteologu të dështuar në profesion e në karrierë. Një intervistë përplot me rrena, me trillime dhe me shpifje. Një leckë prej një individi shpirtzi i cili pretendon ta rrëmbejë me forcë e me dhunë, me gjakderdhje e sakatosje, fronin e kreut të Bashkësisë Fetare Islame. Harron i gjori se ky fron merret vetëm me vepra konkrete, me punë, me përkrahje masovike prej të gjithë atyreve që i lumturohen veprës së udhëheqësit të këtij Institucioni. Krtyetar i BFI-së nuk mund të behet askush me puç!
Hyrja e njerëzve të grupit të suspenduar në atë formë siç e ka parë opinioni i gjërë, nuk mund të quhet ndryshe përveç se një vandalizëm, banditizëm, rrugaçëri, dhe një tentim për puçë. Po këta cuba e vojvoda, të udhëhequr nga kuaziteologu që pale dhe paguan majmë për intervista përplot me shpifje e fantazi adoleshente, harrojnë që BFI është Institucion legal dhe legjitim i mbrojtur me kushtetutën e vendit.
Që në krye të intervistës leckë kuaziteologu, Afrim Tahiri, ia nisë me gënjeshtra duke mohuar sulmin që e ushtruan ndaj BFI-së dhe të punësuarve brenda saj. Thotë që, ajo që e panë opinioni përmes mediave të vendit dhe më gjërë, na paska qenë një material i montuar!
Rrena e dytë dhe më e madhe është kur thotë se, horrat na qenkan future në BFI pasi i paskan dëgjuar krismat! Po sipas këtij farë kuaziteologu me çka duhet të priten dhunuesit dhe delikuentët e armatosur deri në dhëmbë?
Rrena e radhës pa kokërr kripe është ajo kur thotë se në lokalet e uzurpuara të BFI-së paskan qëndruar plotë 13 ditë sepse e paskan pritur të vijë Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi! E vërteta ka qenë se ata po kaq ditë kanë pritur që të dalin të punësuarit që me mish e me shpirt e mbrojtën Institucionin e BFI-së prej vojvodave e prej rrugaçëve dhe, kur e hetuasn se motivi i të punësuarve të BFI-së ishte shumëfish më i madh dhe më i shenjtë se i hajnave, atëherë, dolën me bisht nën shalë! Ikën për të gjetur terrene ku mund të mbjellin farën e përçarjes, ku mund të përhapin mjegullën e dezinformatës dhe të rrenës. Fatmirësisht, në çdo kënd, gjithandej, janë të urryer dhe të refuzuar, thjesht, të përfytyruar si puçista të pashpirt. Po kur flet ky farë kuaziteologu për kontributin e tij që e paskësh dhënë për rikthimin e Sulejman ef. Rexhepit në krye të BFI-së! Rrenë lehtësisht e zhveshur dhe e refuzuar për t’u konsumuar si “fakt”!
Sillet si çilimi i përgaztë duke i thënë Kryetarit H. Sulejman ef. Rexhepi, uzurpator i postit të kreut të këtij Institucioni, ndërsa nuk i kujtohet që pikërisht ky “uzurpator” e ka emëruar atë sekretar të përgjithshëm të BFI-së. Apo ai mendon se aty e sollën shërbimet sekrete!
Edhe pse në jutube gjendet e vërteta e asaj mbrëmje të garave kur’anore, ky farë kuaziteologu edhe më tej shpif, trillon dhe mundohet t’i shpërndajë halucinacionet e veta që i duken si sharje të kryetarit që ua paska drejtuar teologëve. Mendja e ligë bluan lloj-lloj gjërash ireale që gjithnjë mundohen ta shtrembërojnë të vërtetën. E vërteta përjetë mbetet e vërtetë, e deshti këtë ky farë kuaziteologu apo jo.
Shkon dhe e radhitë edhe gënjeshtrën e radhës duke thënë se, asnjëri prej funksionarëve të BFI-së nuk e përkrah Sulejman ef. Rexhepin. Ky, ose nuk dëshiron të kuptojë, ose më lehtë e ka të gënjejë! Nëse nuk i kujtohet, ja, po ia përkujtojmë: pas suspendimit tuaj naga posti të cilin asnjëherë nuk e keni merituar, të gjithë muftinitë, të gjithë drejtuesit e organeve të BFI-së, publikisht shprehën përkrahjen e parezervë për Sulejman Rexhepit.
Për të zbualuar fytërn e vet të vërtetë, ky farë kuaziteologu, këto ditë, në një emision në Shqipëri, në Top Show, përmendi një “projekt mbarëkombëtar” për realizimin e të cilit na u dashka involvimi i shërbimeve sekrete të shteteve. Dhe ja vetëlakuriqësimi i tij, duke na treguar se ka qenë gjithmonë i lidhur pas shërbimeve sekrete, madje edhe atëherë kur duhet të sulmohet BFI-ja. Fatkeqësisht, historia do ta njohë gjithmonë si njeri i shkatërrimit të rendit dhe si një bandit që sulmoi institucionin më të lartë Islam, BFI-në.
Ky farë kuaziteologu si duket ka nevojë të dijë se kush është në të vërtetë Sulejman ef. Rexhepi! Është ndryshe apo ai e njeh vetëm ashtu siç ia prezantojnë shërbimet sekrete të huaja. Ja, me dy-tri fjalë, po i tregojmë, me shpresë se do të vetëdijësohet dhe se do të heq dorë nga kjo lojë e pistë.
Sulejman ef. Rexhepi, është një personalitet me karakter të fortë, me eksperincë 4 dekadësh në organet e BFI, ku gabimet e tij eventuale, si të çdo njeriu tjetër të rëndomtë, janë shumë minore në krahasim me rezultatet e tij, siç janë: thyerrja e tabu temave në vitet 70-ta në shoqërinë shqiptare në Maqedoni dhe fetfatë e tij për edukim, arsimim dhe shkollim, organizimi i jetës fetare në Shkup dhe rrethinë nëpër të gjitha xhamitë, angazhimi i tij i sukseshëm me shokë dhe miqë për ndërtimin dhe hapjen e medreses Isa Beu në kohët më të vështira të viteve të 80-ta. Në vitet e 90-ta imamët e kandidojnë dhe Kuvendi i BFI e zgjedh për të udhëhequr BFI-në ku po ashtu rezultatet janë të shumta, sponzorues i simpoziumit “Shqiptarët e Maqedonisë” në vitin 1991, përkrahës i të gjitha inicitivave qytetare dhe i UT-së në Maqedoni, dërgimi i shumë studentëve në shkollim jasht vendit, stipendimi i tyre; prezentimi i dinjitetshëm i muslimanëve, me theks të vaçant i shqiptarëve, në takimet e tij në Turqi, në Perëndim, në botën Arabe, Ligën Islame, në diasporën shqiptare; bashkëpunimi me organizatat e huaja, me korin diplomatik në Shkup, pritja e personaliteteve të mëdha, siç ishte presidenti i ndjerë i Turqise, Turgut Ozali e shumë të tjerë në zyret e BFI, pjesmarrës i shumë konferencave në Lindje dhe Perëndim, ndërtimi i FSHI, renovimi, ndërtimi i shumë xhamive gjithandej Maqedonisë me vullnetin e pashterrshëm të qytetarëve të besimit Islam, që janë të lidhur historikisht me këtë institucion etj.
Nëse do të shkruhet historia e BFI pas 100 viteve do të numëronin këto aktivitete, që pa dyshim se do t’i atriboheshin Sulejman ef. Rexhepit, pasi ka qenë në krye të BFI. Po çka do t’i atribuohen kuaziteologut Afrim Tahiri përveç sjelljes banditeske përgjatë tentimit për puç klasik në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, në javën e parë të muajit maj të motit 2015. Sot për këtë rast flasin dëshmitarë të shumtë ndërsa nesër do të flasë historia. Sa keq për kuaziteologun.
Të fala nga ata që 13 ditë i mbajte të ngujuar në BFI
Comments are closed.