Kryetarit i BFI-se H. Sulejman ef. Rexhepi priti në takim Ambasadorin e Indonezisë

Shkup, 30 nëntor – Sot, Kryetari i BFI-se H. Sulejman ef. Rexhepi në zyrën e vet priti në takim Ambasadorin e Indonezisë, z. Bunyan Saptomo, në seli në Sofje e që mbulon edhe Maqedonin.

Kryetari i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi fillimisht mysafirit ia bëri një prezantim të BFI-së, mënyrën e funksionimit të këtij Institucioni të vetëm fetar islam në vend, rezultatet e arrtiura veçanërisht në sferën e arsimimit dhe edukimit fetar, falë mektebeve tradicionale, Shkollës së Mesme “Medresesë Isa Beu” dhe falë Fakultetit të Shkencave Islame. Në këtë segmen, efendi Rexhepi foli edhe mbi planet e BFI-së në të ardhshmen në funksion të zhvillimit dhe avansimit të jetës fetare islame në vend.

H. Sulejman ef. Rexhepi u ndal në problemet që hasë BFI me organet e shtetit e veçanërisht me problemin e decionalizimit dhe të diskriminimit shtetëror ndaj BFI-së në raport me KOM-in.

z. Bunyan Saptomo ngeli i kënaqur nga ky prezantim i gjërë që i bëri kreu i BFI,dhe shprehi gatishmëri që Ambasada e Indonezisë të jetë në ndihmën e BFI-së. Po ashtu, u hodhën propozime dhe ide edhe për bashkëpunime të ngushta në mes të Medresesë Isa Beu dhe shkollave të mesme islame në Indonezi.

ambasadori i indonezise ne BFI

Comments are closed.