Kryetari i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani (UIAZD) Mensur ef. Halili në vizitë Reis Ulemasë

Kryetari i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani (UIAZD) Mensur ef. Halili në vizitë Reis Ulemasë

Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për Diasporë pranë BFI të RMV, Dr. Selver ef. Xhemaili, ka pritur sot në takim Kryetarin e Unionit të Qendrave Islame në Gjermani, H. Mensur ef. Halili.

Në takim Reis Ulemaja e njoftoi Kryetarin Halili me punët dhe aktivitetin e BFI-së dhe planet për të ardhmen, në veçanti themelimin e Institutit për Hulumtime Shkencore Islame.

Theks të veçantë në takim iu kushtua bashkëpunimit me qendrat e diasporës në Gjermani dhe projektet që mund të realizohen me to në të ardhmen.

Në shenjë respekti, Reis Ulemaja i dhuroi Kryetarit një mirënjohe.

Comments are closed.