Kryetari i BFI të Bujanocit vizitoi BFI dhe Organizatën e saj ku ofroi ndihmë për Hasanbegun

Kryetari i BFI të Bujanocit vizitoi BFI dhe Organizatën e saj ku ofroi ndihmë për Hasanbegun
Sot, Kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, priti në një vizitë vëllazërore Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bujanocit, Sulejman ef. Fejzullahun, të shoqëruar nga kryeimami Ragmi Destani si dhe nga kryetari i Shoqatës Humanitare “Gjysëmhëna”. Me këtë rast mysafirët nga Bujanoci ofruan bashkëpunim dhe ndihmë për zonat e prekura nga vërshimat katastrofale që e përfshinë Hasanbegun me rrethinë. Gjithashtu, insistuan që kjo ndihmë të menaxhohet dhe të shpërndahet vetëm nga OH Hilal e BFI-së.
Pas një bisede të gjatë dhe pas takimit edhe me Reisul Ulemanë e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepin, mysafirët nga Bujanoci, të shoqëruar edhe nga Kryetari i “Hilal”-it, efendi Dauti, patën rastin që t’i vizitojnë zonat e përmbytura dhe për së afërmi të shohin tërë atë tmerr nëpër të cilën kaluan dhe po kalojnë banorët e Hasanbegut me rrethinë. Gjatë kësaj vizite u njohtuan drejtpërdrejt me nevojat imediate të kësaj popullate si dhe me gjendjen e tyre në përgjithësi.
Me këtë rast, Mustafa ef. Dauti, shpreh se, edhe kjo vizitë dëshmon se Organizata jonë po bën çmos që ta shtrijë bashkëpunimin sa më gjërë, gjithandej viseve etnike dhe, t’i sensibilizojë të gjithë bamirësit myslimanë për nevojën e ndihmave që janë të domosdoshme për banorët e Hasanbegut dhe më gjërë. “Hilali do të kryej aksione bamiorësie deri në momentin kur do të ndryshojë kjo situatë në të mirë të të gjithëve që jetojnë në këtë lagje por edhe në rrethinë”, tha ndër të tjerash.
bujanoc

bujanoc1

bujanoc2

Comments are closed.