Kryetari i BFI takoi “Mjeshtrin e Madh” Ferdinand Samarxhiu

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të shtunën më 05.06.2021, në selinë e Rijasetit të BFI, e priti z. Ferdinand Samarxhi gazetar shqiptar i Radio Televizionit Shqiptar, i dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe fitues i “Antenës së Artë”.
Në këtë Takim z. Samarxhi e vlerësoi lartë punën dhe udhëheqjen e BFI nga ana e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe falënderoi Kryetarin e BFI për pritjen duke i dëshiruar shëndet e suksese të mëtejmë, sidomos gjatë fazës së fundit të pandemisë globale të Kovid 19.
Edhe Reisul Ulemanë falënderoi “Mjeshtrin e Madh” z. Ferdinand për veprimtarinë e tij, sidomos për emisionet me tematikë fetare, në të cilat prezantohet islami me gjithë bukurinë e saj.
Në këtë takim Reisul Ulema e njoftoi mysafirin, me një letërnjoftim të shkurtër të Bashkësisë Fetare Islame dhe funksionimin e BFI, sfidat dhe peripecitë me të cilat përballet ky institucion, si dhe i dhuroi një kopje të botimit të fundit të Bashkësisë Fetare Islame, Bibliografia e Hënës së Re.
Të dyja palët biseduan edhe për mundësitë e një bashkëpunimi të përbashkët në të ardhmen.

Comments are closed.