Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdilkerim ef. Iseni, të mërkurën më 18.08.2021 e priti H. Irfan ef. Musliu imam dhe aktivist në disa xhami të Zvicrës, i cili për momentin punon si këshilltar fetar në spitalin e Cyrihut.
Nga ana e tij, Kryetari i BFI e njoftoi mysafirin me ecurinë e Bashkësisë Fetare Islame si dhe me aktivitet që ky institucion po i ndërmerr për të organizuar sa më mirë jetën fetare në vend, por edhe në diasporë. Ai poashtu e njoftoi edhe me projektet e planifikuara për të ardhmen.
Comments are closed.