Kryetari i BFI-së takon Kryetarin e Kumanovës

Kryetari i BFI-së takon Kryetarin e Kumanovës

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka vizituar më 25 nëntor, 2019, Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku është takuar me Kryetarin e BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
BFI ka një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat në vend dhe me Komunën e Kumanovës në veçanti, si një komunë me një numër relativisht të madh të besimtarëve të fesë islame. Në këtë komunë pjesëtarët e Islamit bashkëjetojnë në një harmoni të dalluar me të krishterët ortodoksë dhe me pjesëtarët e besimeve të tjera, duke i dhënë kështu Kumanovës ngjyrën e një qyteti të qetë dhe të përkushtuar në zhvillimin social, ekonomik etj.
Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për të luftuar “izmat” e ndryshëm qoftë në rrafshin thjesht fetar, qoftë në rrafshin e përkatësive kombëtare, po edhe në rrafshe të tjera. Bashkësia Fetare Islame e RMV punon në vazhdimësi në të mirë të besimtarëve të vet, në ruajtjen e paqes dhe të qetësisë në vend, si dhe në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërnacionale.
Bashkëpunimi i Rijasetit të BFI-së me Komunën e Kumanovës, si dhe me çdo komunë tjetër, do të vazhdojë edhe në të ardhmen – bëhet e ditur nga Zyra për Shtyp e Reis’ul-Ulemasë.

Comments are closed.