Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BFI-së në festimin e Pavarësisë së Turqisë

Kryetari i BFI-së në festimin e Pavarësisë së Turqisë

Me rastin e 96-vjetorit të Ditës së Republikës, festës kombëtare të Republikës së Turqisë, Ambasada Turke në Shkup ka organizuar një pritje në Hotel Aleksandër Palace më 29 tetor, 2019, ku kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të jetës shoqërore-politike, dinjitarë të Bashkësive Fetare dhe të ftuar të tjerë. Me ftesë të ambasadores Tülin Erkal Kara dhe të bashkëshortit të saj Cumhur Kara, në manifestim ka marrë pjesë edhe Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut me bashkëpunëtorë.
Pas marrëveshjes së Lozanës të datës 24 korrik 1923, nga ish-Perandoria Osmane është krijuar Republika e Turqisë në krye me Mustafa Qemalin, i cili në Ankara është zgjedhur dhe Presidenti i saj i parë. Kështu, edhe Turqia kishte zënë vendin e saj në mesin e shteteve moderne në sistemin e ri botëror, ku kishte marrë fund periudha e perandorive. Tani Turqia e kishte projektuar rrugën e saj – ajo kishte zgjedhur një formë regjimi, e cila më vonë do të shërbente si shembull për shtetet e tjera në hapësirën e saj gjeografike.
Data e 29 Tetorit është një ditë e shënuar për Republikën e Turqisë dhe për miqtë e saj kudo në botë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni