Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi priti ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret

imageShkup, 3 nëntor 2014 – Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, sot në selinë e BFI-së priti ambasadorin e OSBE në Maqedoni, z. Ralf Bret të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet të ngushtë.
Në takim u diskutua rreth problemeve të muslimanëve në vend dhe në rajon si dhe rreth dukurisë së shkuarjes së të rinjëve muslimanë të këtyre anëve nëpër frontet luftarake në Irak e Siri.
Ambasadori i OSBE-së që në fillim shprehu respekt për angazhimin e ef. Rexhepit në drejtim të bashkëjetesës dhe përforëcimit të paqes në vend si dhe për qëndrimet e tij publike lidhur me dukuritë devijante që po shprehen në shoqërinë tonë.
Reisul Ulema i BFI-së, duke falënderuar misionin e OSBE-së si dhe angazhimin e SHBA-ve dhe të faktorëve të tjerë relevantë për përpjekjet e parreshtura në të mirë të shtetit të Maqedonisë dhe të të gjithë qytetarëve të tij, shprehu gatishmërinë personale por edhe të të gjithë orgfaneve të BFI-së që të jenë në krah të tyre në çdo përpjekje që do ta përforëcojë paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të mbarë rajonit.
Efendi Rexhepi nënvizoi se luftërat në vendet arabe janë si pasojë e projektit të ashtuquajtur “Pranvera Arabe” që më pastaj do të rezultonte me luftëra qytetare dhe se nuk kanë të bëjnë fare as me interest kombëtare të shqiptarëve por as edhe me interest fetare islame. “Sipas analizave tona, si Institucion fetar që i mbronë interest e pjesëtarëve vet, na rezulton se nepër ato vatra të krizës mund të gjendet ndonjë shqiptar i manipuluar, të cilit i është shplarë truri duke i premtuar para e parajsë. Vdekja si mercenar është e kotë dhe absolutisht e pashpërblyeshme”, ka theksuar efendi Rexhepi.
Nga ana e vet, ambasadori i OSABE-së, z. Bret shprehu dëshirë dhe gatishmëri për ngritje të iniciativave si dhe për përfshirjen edhe të BFI-së në projekte snsibilizuese për muslimanët e vendit kundër përfshirjes në fushëbeteja të huaja si dhe kundër lëvizjeve misionariste që ftojnë të rinjë në luftëra të pakuptimta dhe të palogjikshme.
Reisul Ulema i garantoi ambasadorit se BFI dhe të gjitha organet e saj gjithmonë kanë qenë të gatshme që të përfshihen në çdo projekt të përkrahur nga ndërkombëtarët që është në të mirë të shoqërisë sonë dhe më gjërë.

Comments are closed.