Kryetari i BFI në vizitë zyrtare në Dubai

175

Me ftesë të Këshillit Botëror të Komuniteteve Muslimane, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të Dielën më 13.09.2020, udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht në Dubai, në një vizitë 5 ditore. Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame është i vendosur në Hotelin “Kempinski, ndërsa Kreun e BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e shoqërojnë Myftiu i Myftinisë së BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe H. Ismet Ademi, Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me Botën Islame pranë BFI . Pritet që ditëve në vijim të pasojnë vizita zyrtare me delegacione të ndryshme të botës arabe dhe vendore.