Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

KRYETARI I BFI NË RMV PRITI NË TAKIM DY NËNKRYETARËT E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM, Z. NEVZAT BEJTA DHE Z. IZET MEXHITI

Në hapësirat e Rijasetit të Bashkësisë Islame në RMV, sot prezantuan nënkryetari i subjektit politik Bashkimi Demokratik për Integrim, ish-Ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e RMV dhe ish-Kryetar i Komunës së Gostivarit , z. Nevzat Bejta dhe Nënkryetari tjetër i Bashkimit Demokratik për Integrim, Deputet në Kuvendin e RMV, kryetar i Degës Çair të BDI-së dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së në Kuvendin e RMV, z. Izet Mexhiti, për ta uruar Kryetarin e BFI në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, për zgjedhjen e tij Reisul Ulema.
Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, mirëpriti mysafirët dhe i falënderoi për vizitën.
Në takim ai poashtu i informoi mysafirët për sfidat me të cilat përballet Bashkësia Fetare Islame dhe për vizionin që ka për reformimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha institucioneve brenda saj.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni