Kryesia e PPD viziton Reisul Ulemanë

IMG_0744

Të hënën më 09 Mars 2015, në zyrat e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi priti delegacionin e Partisë për Prosperitet Demokratik, të udhëhequr nga Kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie z. Nexhat Bexheti, në shoqërinë e Sekretarit Gjeneral të PPD-së, z. Shenasi Adili dhe z. Muhamed Halili.
Mysafirët fillimisht prezantuan platformën e re politike të PPD-së dhe u zotuan se ne rast se fitojnë besimin e elektoratit shqiptar, do të angazhohen që besimtarët muslimanë të gëzojnë të drejta të barabarta me religjionet tjera në vend, ndërsa BFI-së i garantojnë përkrahje institucionale dhe avancim të të drejtave institucionale në kuadër të ligjeve pozitive në vend.
Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e falënderoi delegacionin e PPD-së për vizitën që i bënë, si dhe uroi Kryetarin e ri për postin e marrë duke i dëshiruar shëndet, sukses dhe forcë në angazhimin e tij. Reisi gjithashtu u pajtua me mysafirët se: “Partia për Prosperitet Demokratik është subjekti më i vjetër politik në vend dhe si i tillë në të kaluarën ka pasur jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe atë vendore. Prandaj është në duart tuaja që me mençuri, aftësi dhe me punë ta riktheni atë imazh dhe reputacion. Allahu Fuqiplotë ju ndihmoftë”.
Sidoqoftë, Bashkësia Fetare Islame është institucioni fetare i cili përfaqëson besimtarët e fesë islame dhe si e tillë është servis i interesave të popullit në Republikën e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë së tyre nacionale apo politike.

Comments are closed.