[:al]Kryesia e BFI-së reaizoi takim pune me Kryeministrin Zaev[:]

[:al]Shkup, 20 prill – Kryeministri i Maqedonisë, z. Zoran Zaev, i shoqëruar nga Drejtori i Komisionit për marëdhënie me bashkësisë fetare, z. Darjan Sotirovsk, ka pritur në takim pune anëtarët e Rijasetit të BFI-së të udhëhequr nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Me këtë rast janë shoshitur një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet BFI-ja si dhe probleme të cilat i tangojnë myftinitë e vendit prgjatë funksionimit të tyre të përditshëm.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtuan edhe mundësitë dhe perspektivat e një bashkëpunimi më dinamik përgjatë periudhës së ardhshme në funksion të gjetjes së zgjidhjeve adekuate për sa i përket denacionalizimit të tërësishëm të pronës së BFI në RM.

Nga ana e tyre, përfaqësusit më të lart të BFI-së interesin e vet e kanë fokusuar veç të tjerash edhe në institucionet fetare arsimore, ndërsa theks të veçantë kanë vënë mbi statusi problematik të disa të ashtuquajturave shkollave private të cilat propagojnë fanatizëm dhe radikalizëm fetar islam.

Kryeministri Zaev edhe nj herë ka afirmuar fuqishëm qëndrimet e Qeverisë së tij për respektim të nevojave fetare si dhe të lirive të qytetarëve. Gjithashtu ka këmbëngulur në përmirësim dhe në avansim sa më të dukshëm të komunikimit me bashkësitë fetare me qëllim të gjetjes së përbashkët të zgjidhjeve sa më adekuate të cilat gjithësesi që do të shpiejnë në përforëcim të besimit dhe mirëkptimit të ndërsjellë si faktorë kyç në ngritjen e një shoqërie të përbashkët.

[maxgallery id=”8721″][:]

Comments are closed.