Kryeministri Davutoglu u prit nga Sekretari general i BFI në RM

Afriumi me DavutogluGjatë qëndrimit të vet në Shkup, me rastin e Ditës së Arsimit turk, Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në protokol kishte paraparë edhe një takim me qytetarët e Shkupit, përgjatë shëtitjes nëpër Çarshinë e Vjetër. Fillimisht, qytetarëve iu drejtua nga Xhamia e Murat Pashës ku u prit dhe u shoqërua nga Sekretari general i BFI në RM, Afrim ef. Tahiri. Takimi ishte tepër i ngrohtë dhe vëllazëror.

Comments are closed.