Kryeinspektori i Dijanetit takon Reis’ul-Ulemanë

Kryeinspektori i Dijanetit takon Reis’ul-Ulemanë

Më 4 dhjetor, 2019, Kryeinspektori i Dijanetit (Diyanet) të Republikës së Turqisë, z. Hysejin Jashar (Hüseyin Yaşar), ka takuar Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, në Shkup. Përfaqësuesi i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, për gjetjen e formave për zgjerimin e tij dhe për tema aktuale nga fushëveprimi i të dy komuniteteve fetare.
Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi është shprehur për luftimin e të gjitha grupeve që e dëmtojnë BFI-në dhe Dijanetin. Hysejin Jashar, nga ana e tij, ka thënë se Dijanetin dhe BFI-në i lidh një miqësi e vjetër dhe se ajo duhet të pasurohet e të zgjerohet, gjithnjë me qëllim që bashkëpunimi dypalësh në çdo moment të jetë produktiv dhe në të mirë të dy vendeve tona.
Kryeinspektori Jashar dhe Reis’ul-Ulema Rexhepi kanë rënë dakord edhe për çështje të tjera, me interes për të dyja Bashkësitë Fetare respektivisht.

Comments are closed.