Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Kreu i KMSH viziton BFI-në

Kreu i KMSH viziton BFI-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, h. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të KMSH-së, ka zhvilluar më 22 nëntor, 2019, një vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj vizite kreu i KMSH-së u prit nga kryetari i BFI të RMV-së, h. Sulejman ef. Rexhepi.
Kreu i KMSH-së vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy institucioneve dhe uroi Sulejman ef. Rexhepin për promovimin e veprave prej 6 vëllimesh “Për Fe dhe Atdhe”.
Kryetari i BFI të RMV-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, falënderoi kreun e KMSH-së për vizitën dhe tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni