Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Kreu i BFI takon Kreun e Parlamentit

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën, më 20.10.2020 vizitoi Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferin në zyrën e tij në ambientet e Parlamentit.
Fillimisht Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e uroi Kryeparlamentarin z. Xhaferi për mandatin e tij të dytë në udhëheqjen me pushtetit legjislativ në vend, pra Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe i dëshiroi atij shëndet e punë të mbarë në katërvjeçarin e ardhshëm.
Më pas të dyja palët biseduan rreth çëshjtjeve që tangojnë Bashkësinë Fetare Islame dhe kërkesat aktuale që i ka Institucioni Fetar Islam në vend me qëllim të azhurnimit të tyre drejt realizimit. Temat më të rëndësishme të diskutimit ishin çështja e denacionalizimit dhe ajo e institucioneve fetare arsimore, siç janë Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame.
Në fund të takimit, Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në një postim në rrjetet sociale, e vlerësoi këtë si: “takim mjaft konstruktiv për të mirën e të gjithë

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni