Kreu i BFI-së vizitoi lagjen e Hasanbegut

Kreu i BFI-së vizitoi lagjen e Hasanbegut
Sot kreu i BFI-së h Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga të gjithë Myftitë e vendit, vizitoi lagjen e Hasanbegut, me ç’rast së afërmi u njohtua me pasojat e shkaktuara nga vërshimet katastrofale që ndodhen në këtë lagje dhe në rrethinë. Me këtë rast, kreu i BFI-së para mediave deklaroi: “sot jemi këtu së bashku me gjithë operativën e BFI-së për të vizituar lagjen e përmbytur nga një katastrofë natyrore si dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre. Lus të Madhin Allah që mos të na sprovojë me të tilla ngjarjesh kaq të rënda dhe ky problem nuk duhet të politizohet pasi që kjo është një katastrofë natyrore. BFI që dje ka qenë në terren nëpërmjet Organizatës Humanitare HILAL, por ja sot jemi ketu me të gjithë Myftitë me qëllim që për së afërmi të njohtohemi me hallet e banorëve të këtushem dhe të njejtat t’i kemi parasysh gjatë hartimit të planit aksional për ndihmat e llojllojshme dedikuar banorëve të këtushem që u preken nga kjo katastrofë natyrore” ka theksuar kreu i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi.
91

92

93

94

Comments are closed.