Kreu i bashkësisë fetare në Maqedoni: S’janë Shehid ata që bien në vend të huaj

 

tiran tirr titKreu i bashkësisë fetare në Maqedoni: S’janë Shehid ata që bien në vend të huaj

Sulejman ef. Rexhepi: Çdo shqiptar mysliman duhet ta ruajë çështjen kombëtare si dy sytë e ballit

 

Më 20 dhjetor të vitin 2015,  në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe media” nderoi Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejam ef. Rexhepin me çmimin “Imazhi shqiptar i harmonisë fetare”. Me këtë rast, në fjalimin e vet, efendi Rexhepi dërgoi porosi që të mos keqpërdoret feja islame për qëllime politike dhe çështje që nuk kanë asnjë lidhshmëri me fenë islame.

“Ne nuk jemi pajtuar asnjëherë që populli jonë gjithmonë e kemi kundërshtuar se për shqiptarët nuk ka vend që të gjendet në frontet e pakuptimta siç është golgota e Sirisë dhe Irakut. Unë betohem para jush se shtet islamik nuk ekziston. Ato janë celula më e fëlliqur që ekziston. Aty ka përfaqësues të të gjitha feve dhe është struktura më e çmendur”, tha kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare të Shqipërisë, të cilët po ashtu u dekoruan me çmime për kontributin e tyre në harmoninë fetare, vlerësuan që shqiptarët si popull çdoherë kanë ditur të ruajnë harmoninë dhe tolerancën fetare mes tyre dhe se pavarësisht përkatësisë së tyre fetare ata çdoherë kanë jetuar si vëllezër.

Pas simpoziumit të organizuar për tolerancën fetare, H. Sulejman ef. Rexhepi, kreu i bashkësisë fetare në Maqedoni dhe Haxhi Baba Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i Bektashinjve të ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 kanë folur për vlerat e fesë islame dhe terrorizmin. Ata kanë pohuar njëzëri se Islami dhe terrorizmi janë dy botë të ndryshme, të kundërta.

“Islami predikon tolerancë, është kundër dhunës, kundër imponimit, kundër ekstremizmit, kundër luftës agresive. Islami është kundër së keqes më të lartë, terrorizmit”, theksuan ata.

Haxhi Sulejmani Rexhepi tha se “ky aktivitet i forumit ndikon pozitivisht në punët e mira, punët që kanë dobi për shqiptarët. “Është një stimulim që gjithmonë njerëzit të punojnë në atë frymë dhe atë drejtim. Këtë dekoratë që më ofruan sot, unë bëra edhe një betim se nuk do ta keqpërdor në asnjë moment, përkundrazi deri në fund të jetës do ta luftoj të keqen dhe do ta mbroj imazhin e fesë që i takoj dhe imazhin e çështjes kombëtare. Zoti na ka krijuar shqiptarë dhe myslimanë dhe këto 2 vlera duhet t’i mbrojmë”, u shpreh.

Ndërsa për Haxhi Baba Edmond Brahimajn ky çmim është një vlerësim. “Forumi me shumë mund përpiqet të nxjerrë vlerat pozitive që ka kombi.

Sipas Rexhepit, ‘Islami është fe e tolerancës, fe e solidaritet’. “Ndihmesa mes njëri-tjetrit është e domosdoshme në drejtime të mira, drejtime që ndërtojnë edhe të tashmen edhe perspektivën e popullit tonë. Sipas parimeve islame ndalohet çdo ndihmesë për të keqen edhe mes vetes. Profeti Muhamed gjithmonë e përsëriste ‘Allahu fuqiplotë më ka dërguar që të predikoj të vërtetën. E kam porosi që në çdo hap të jem tolerant’. Mostoleranca nuk është cilësi e një anëtari të fesë islame. Është vepër anti-islame. Islami predikon tolerancë, është kundër dhunës, kundër imponimit, kundër ekstremizmit, kundër luftës agresive. Islami është kundër së keqes më të lartë, terrorizmit”, u shpreh ai.

Më tej duke u ndalur tek organizata terroriste, ISIS, Rexhepi tha se shumë të rinjve u janë premtuar para por në fund janë vrarë.

“U janë premtuar para, por kur kanë shkuar për të marrë pagesën i kanë vrarë. Janë mbi 20 të vrarë në Siri nga Maqedonia. Përveç kësaj u bëhet shpëlarje e trurit të rinjve. I kemi paralajmëruar të rinjtë dhe ata që shkojnë në Siri. Na kanë kërcënuar madje për likuidim.

Nuk janë Shehid dhe dëshmorë të islamit ata që bien në vend të huaj. Shehid dhe dëshmorë janë ata që bien në pragun e shtëpisë, në vendin e tyre. Në Shqipëri, qeveria shqiptare ka reaguar mirë. Jemi populli më tolerant në nivel botëror. Organet e shtetit në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri duhet të bashkëpunojnë me komunitetet fetare, pasi janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë çështje”, tha ai.

Rexhepi foli edhe për edukimin e teologëve. Ai pohoi se bashkësia islame në Maqedoni i ka ndërprerë marrëdhëniet me Universitetin në Medine dhe tashmë ata që duan të studiojnë Islamin përgatitet nga fakulteti i shkencave islame në këtë vend.

“I kemi ndërprerë marrëdhëniet me Universitetin në Medine. Nuk duam mercenarë, ne kemi nevojë për teologë. Kemi fakultetin e shkencave islame që është në relevancë. Të gjithë kuadrot i kemi të vendit tonë. Prodhojnë teologë, që do të bëjnë predikimin e islamit autentik e burimor sipas traditës shekullore. Porosia jonë: Të rinjtë të jenë të kujdesshëm, të mos gënjehen. Të bëhesh hoxhë, njeri me uniformë është më e lehtë se të bëhesh njeri i devotshëm. Çdo shqiptar mysliman duhet ta ruajë çështjen kombëtare si dy sytë e ballit. Asnjë popull në botë nuk ekziston pa këto vlera”, ka thënë Reisul Ulema i BFI-se, H. Sulejman ef. Rexhepi.

 

 

Comments are closed.