Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov më 31.01.2012 është takuar me kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Ul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan.
Siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, takimi është thirrur me nismë të presidentit në kuadër të kontakteve të tij të rregullta me përfaqësues të bashkësive religjioze në Republikën e Maqedonisë. “Shkak i takimit ishin ngjarjet në komunat Vevçan dhe Strugë.
Presidenti Ivanov në takim ka kërkuar krerët e bashkësive më të mëdha fetare në Republikën e Maqedonisë ta përdorin autoritetin e tyre dhe të ndikojnë për kuptim më të madh ndërfetar. Presidenti Ivanov, Reis ul Ulema, ef. Rexhepi dhe Arkipeshku, z.z.Stefan bashkërisht dërgojnë porosinë për përgjegjësi në ruajtjen e marrëdhënieve tradicionalisht të mira fetare dhe të kulturës së tolerancës”.
Nga takimi është arritur konkluzë e përbashkët se secili incident i izoluar, ku do që ka ndodhur, duhet të dënohet nga të gjithë. Presidenti Ivanov ndërkaq pret që kryerësit e incidenteve të japin përgjegjësi në pajtim me ligjet. “Presidenti Ivanov dhe krerët e dy bashkësive më të mëdha religjioze në Maqedoni kanë shprehur bindjen se tradita e jetesës së përbashkët që ka ekzistuar me shekuj, mbetet vlerë dhe përfitim i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.
Comments are closed.