Krerët e bashkësive islame të Shqipërisë dhe Kosovës qëndruan në Hasanbeg

Krerët e bashkësive islame të Shqipërisë dhe Kosovës qëndruan në Hasanbeg
Sot, një delegacion më në krye H. Skeder ef. Bruça, Kryetar i i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe një delegacion i udhëhequr nga H. Naim ef. Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, qëndruan në selinë e Bashkësisë Islame në RM, ku u pritën nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Suejman ef. Rexhepi.
Vizita u relizua me qëllim të ofrimit të ndihmës si dhe të përkrahjs vëllazërore dedikuar banorëve të Hasanbegut dhe të rrethinës të cilët kohë më parë u goditën nga një katastrofë natyrore me përmasa tragjike.
Delegacioni në fjalë qëndruan edhe në lagjen e Hasanbegut ku, në njërën nga xhamitë nën drejtimin e Hoxhe Fejsalit, u pritën nga një numër i madh xhematlinjësh dhe, pas faljes së namazit të drekës, të pranishmëve iu drejtu H. Sulejman ef. Rxhepi, i cili, pasi referoi mbi qëlliin e kësaj vizite, në emër të myslimanëve të vendit iu shprehu falënderiet më të përzemërta për vëllezërit nga Shqipëria dhe Kosova të cilër masovikisht u solidarizuan me familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe që u dëmtun rëndë nga kjo katastrofë. Më pastaj reisul ulema i BFI-së fjalën ua dha krerëve të të dy bashkësive simotra nga Shqipëria dhe Kosova.
Si kryetari Skënder ef. Bruça, ashtu edhe kryetari Naim ef. Tërnava, para të pranishmëve shprehën ngushëllimet e tyre për familjarët e humbur, shprehën dhembjen e sinqertë për dëmin e pësuar si dhe u lutën për një tejkalim të lehtë të tërë kësaj situate të nderë. Pas kësaj, delegacionet e larta fetare islame nga Shqipëria dhe Kosova realizuan edhe vizita në familje që humbën më të dashurit e tyre gjatë vërshimës katastrofale që ndodhi në këtë anë.
Delegacionet në fjalë premtun ndihma edhe më tej të cilat do të menaxhohen nga OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së. Fjalë falënderimi për këto ndihma vëllazorore shprehu edhe kryetari i Hilal-it, Mustafa ef. Dauti. Vlenë të theksohet se kjo vizitë që nga fillimi e deri në fund u përcoll edhe nga një numër i konsiderueshëm i mediave të vendit.
bik1

bik2

bik3

bik4

bik5

bik6

bik7

Comments are closed.