Kremtohet ditëlindja e Muhamedit a.s

  10312027_10201911462012971_379907306_nLindja që solli modelin e një udhëheqësi të madh

Në një ambient madhështor në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, nën organizim të Myftinisë së BFI-së, Gostivar u shënua ditëlindja e Muhamedit a.s.

Në këtë manifestim pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu si nikoqir i manifestimit, Myfti të Myftinive të BFI, personalitete të pushtetit qëndror dhe lokal, figura publike, biznismen, drejtorë institucionesh, etj. Ky manifestim tani më me karakter tradicional, i njëmbëdhjeti me rradhë u transmetua drejtpërdrejt në TVM2.

Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim fetar kishte Myftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu përshëndeti të pranishmit duke shtuar mes tjerash: “ Vëllezër dhe motra të dashur besimtarë, ne sonte jemi tubuar të përkujtojmë këtë personalitet të madh- të dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s që edhe më fuqishëm ta kemi në zemrat tona, në të menduarit dhe në jetën praktike me qëllim që të hapim shtigjet e jetës”. Ai shprehi mirënjohje për përkrahjen që ka marrë Myftinia për organizimin e manifestimit tradicional nga donatorët e në veçanti Komunën e Gostivari..

Në fjalën e rastit Reis ul Ulema i BFI-së,H. Sulejman ef. Rexhepi citoi një citat nga Kurani Fisnik: “ (O Muhamed) Nuk të dërguam tjetër përveç si mëshirë për mbarë botërat”. “Lindja e Muhamedit a.s. paraqet lindjen e një epoke të re, lindjen që shkelqeu dhe ndriçoi çdo segment të kësaj bote. Lindja e tij rrezatoi çdo shtresë shoqërore duke i thyer barierat e ndryshme duke kultivuar parime për ndërtimin e një shoqërie kreative, një shoqëri e pajisur me moral, e pajisur me dije dhe ide të reja për të mirën e përgjithshme njerëzore. Muhamedit a.s. bëri ekuilibër të përsosur në mes materies dhe shpirtit, bëri harmoni të plotë mes trupit dhe shpirtit, aftësisë dhe diturisë, dëshirës dhe mundësisë. Në këtë barazpeshë qëndrojnë tiparet themelore të të Dërguarit të Allahut xh.sh. që përgjithmonë mbeten shembulltyrë universale. Lindja e tij, ishte shpresa e robit për të fituar lirinë, e të diskriminuarit për të drejta, e femrave për barazi gjinore, e jetimave dhe bonjakve për mbrojtje dhe përkrahje e të ndershmit për respekt, e të drejtit për udhëheqje, e të diturit për hartuar koncepte ecurish në shtigjet e jetës. Lindja e tij solli në frymën njerëzore modelin e një udhëheqësi të madh që do të përkujton gjithë shoqëria njerëzore. Ngriti në nivelin më të lartë konceptin e shtetit, liderit, programit të udhëheqjes së shtetit, pozitën e qytetarit, zhvillimin dhe prosperimin, arsimimin dhe kujdesin e femrës në shoqëri. Kjo lindje solli në jetë personalitetin që përkujtohet me shekuj, mësimet dhe këshillat e tij përcillen gjeneratë pas gjenerat. Me një fjalë, drita e tij është pjesë e çdo ndërtimi të vlerave dhe karakterit të njeriut, dhe e njëjta nuk do të shuhet asnjëherë.” shtoi mes tjerash kreu i BFI-së. Reis ul Ulema në emër të BFI-së dhe në emrin e tij personal uroi të gjithë besimtarëve mysliman në vendlindje dhe diasporë ditëlindjen e personalitetit më të madhë të njerëzimit, Muhamedit a.s.

Pjesa artistike u mbush me këndimin e disa vargjeve nga Kurani famëlartë, Ilahive nga Kori i SH.M.I. Medreseja Isa Beu – Paralelja e shtrirë e vajzave – Gostivar, kori i Myftinisë së  Gostivarit, artist nga Shqipëria, etj.

10255397_10201907956285330_1078077305_n 10287160_10201907956325331_134600766_n 10312027_10201911462012971_379907306_n

Comments are closed.