Konferencë shkencore, veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës
Në prani të shumë perosnaliteteve të shquara të vendit dhe trojet shqiptare u realizua konferencë shkencore mbi veprimtarinë atdhetare të figures së Hasan Prishtinës.
Në këtë konferencë morri pjesë Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Princi Leka, nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, kreu i BDI-së, ambasadori i Shqipërisë, Arben Çejku, akademikë, udhëheqës institucionesh, historian, etj.Konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës” u organizua si pjesë eorganizimeve dhe manifestimeve në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Akademiku Alajdin Abazi dhe kolegu i tij nga Shqipëria, Beqir Metaj vlerësuan lartë figurën e Hasan Prishtinës duke e quajtur atë edhe si arkitekt të formimit të shtetit shqiptar.
“Ai nuk hyri në politikë për të bërë emër, refuzoi shumë poste ministrore në Perandorinë Osmane dhe përfitime materiale që i ofronte Serbia vetëm e vetëm që hiqte dorë nga Lëvizja Kombëtare. Në vend të kolltukut dhe pasurisë në Perandorinë Osmane, unë zgjodha malet e Kosovës dhe Shqipërisë, -thoshte Hasan Prishtina”, u shpreh Alajdin Abazi – akademik.
“Hasan Prishtina ishte pararendësi dhe arkitekti i parë i shtetësisë shqiptare, një shtetësi e shqiptarëve në territoret e tyre etnike, pra në 4 vilajete…”, u shpreh Beqir Metaj – akademik nga Shqipëria.
Akademikët dhe folësit e tjerë në këtë konferencë, numëruan mundësitë e reja të shqiptarëve. Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi tha se shqiptarët duhet ta gjejnë së pari integrimin, mes vete.
“Nuk mund të ketë një proces të mirfillt të integrimeve rajonale dhe evropiane nëse një proces i tillë nuk ndodh më herët, apo njëkohësisht brenda shqiptarëve. Nuk mund të ketë një proces të mirëfilltë të Tiranës në BE, i Prishtinës në BE dhe i Shkupit në BE, pa pasur një proces të integrimit e të bashkëpunimit mes Tiranës, Prishtinës e Shkupit dhe më gjerë”, deklaroi Bajram Kosumi – ish kryeministër i Kosovës..
Next Post
Comments are closed.