[:al]Konferencë ndërkombëtare kushtuar terrorizmit dhe promovimi i aftësive për reagim[:]

[:al]Në Shkup po mbahen Ushtrime simulimi më temën “Luftëtarët e huaj terroristë: promovimi i parandalimit dhe aftësia për reagim”, konferencë kjo treditore organizuar nga OSBE në Maqedoni, Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe Konsorciumi Partneritet për paqe, në bashkëpuni me Zyren e Komitetit nacional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Në këtë ngjarje rajonale po marrin pjesë organizata joqeveritare, media, ekspertë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni. Natyrisht, pjesëmarrës ishin edhe faktorë relevantë fetar, kurse mori pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi. Që në fillim të kësaj konference, njëri nga organizatorët, ambasadori Xhes Bejli do të vë theksin mbi qëllmin e organizimit të kësaj stërvitje i cili është përforëcimi dhe avancimi i qasjes në vend në uftë kundër terrorizmit dhe zgjërimit të eksremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon drejt terorizmit. “Për radikalizmin dhe terrorizmin duhet të flitet hapur dhe pa drojë, nëse duam të parandalojmë këtë dukuri” ka theksuar ambasadori amerikan, duke vazhduar: “Maqedonia mbetet partner besnik në luftën kundër terrorizmit gjë që u vërejt kjo në angazhimin e saj bashkë me Kosovën dhe Shqipërinë në parandalimin e sulmit terrorist në nëntor të vitit të kaluar në Shkodër”, theksoi Bejli. Ai ju bëri thirrje qeverisë dhe të gjithë shoqërisë që të kyçen në luftën kundër kësaj dukurie, kurse për të ndihmuar, ambasadori rikujtoi se shumë udhëheqës religjioz, politik dhe aktivistë të shoqërisë civile janë trajnuar në SHBA se si të përballen me radikalizmin. Ndërkaq, Kryeministri, Zoran Zajev tha se rajoni është nën kërcënim permanent nga terrorizmi, por shtoi se qeveria e tij ka formuar komitetin nacional për luftën kundër kësaj dukurie, që është pjesë e planit 3-6-9, si dhe siguroi se organet e rendit do të jenë aty kur radikalizmi do të cenojë sigurinë e qytetarëve. Kurse, bashkëoroganizatorja e konferencës, ambasadorja e OSBE-së në vend, Nina Somalainen, u bëri thirrje autoriteteve që të jenë të gatshme gjithmonë për t’u përballur me terrorizmin. Sipas saj, me vullnet të mirë, dhe gatishmëri politike, këto situata mund të parandalohen. Vlenë të theksojmë se, ditëve në vazhdim të kësaj konference rajonale pjesëmarrësit do të hulumtojnë çështjet politike të cilat kanë të bëjnë me rreziqet nga luftëtarët e huaj terroristë të cilët kthehen në vendlindje dhe përgjigjet e shteteve dhe të rajonit, bashkë me hapat që lidhen me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. Ndryshe, ndër subjektet e para në Maqedoni që dolën me strategji kundër kësaj dukurie shumë të rrezikshme për shoqërinë dhe për mbarë botën, është Bashkësia Islame e Maqedonisë, e cila qysh më vitin 2015 e promovoi projektin e vet “Stop RadTerr” (Stop radikalizmit dhe terrorizmit), i cili pa dyshim që hasi në një përkrahje unanime nga kori diplomatik dhe nga faktorët e ndryshëm ndërkombëtar në vend, por jo edhe nga institucionet përkatëse të shtetit.

[maxgallery id=”7572″][:]

Comments are closed.