[:al]Këto ditë, në Sofje të Bullgarisë, është zhvilluar një konferencë ndërkombëtare treditore në të cilën kanë marrur pjesë ekspertë të ndryshëm nga mbarë bota. Përfaqësues i Reisul Ulemasë të BFI në RM ka qenë Mustafa Dauti, kryetar i OH Hilal dhe njëherit kordinator i Projektit Stop RadTerr që ka të bëjë lidhur me parandalimin, sensibilizimin dhe risocializimin e të kthyerve nga vatrat e luftërave të huaja.
Organizator i kësaj konference ndërkombëtare ishte ICTT (Qendra Internacionale e luftës kundër terrorizmit, me seli në Hagë) si dhe institucionet shtetërore bullgare. Në të diskutimet ishin të përqëndruara kryesisht rreth temës boshte “Mekanizmat efektiv të reagimit ndaj kthimit të luftëtarëve të huaj terroristë”.
Përfaqësuesi i Reisul Ulemasë së BFI-së, Mustafa Dauti, diskutimin e vet e ka përqëndruar kryesisht në komponentën e Projektit të BFI në RM që ka të bëjë me masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet relevante të shtetit si dhe shoqëria në përgjithësi, pasi të kalojnë periudhën e dënimit sipas ligjit të miratuar në vend.
Ndryshe, në këtë komponentë parashihen një sërë aktivitetesh që shkojnë kryesisht në risocializimin e të kthyerve nga luftërat e huaja si dhe në përkujdesin për tejkalim sa më të lehtë të sindromës së mirënjohur “sindromi i Vjetnamit”! Edhe diskutimet e të tjerëve, në përgjithësi, kanë qenë në këtë drejtim, diskutime që me kohë sensibilizojnë organet përkatëse shtetërore për masat e nevojshme risocializuese përveç atyreve ndëshkuese. Kjo bazë diskutimesh ka gjeneruar edhe konkluzionet e kësaj konference ndërkombëtare, të cilët kërkojnë nga shtetet e ndryshme që kanë shtetas të vet nëpër luftërat e huaja, që të jenë sa më të përgatitur për t’u marrur me këtë kontigjent personash, të cilët, pas disfatës së rëndë që kanë pësuar në terren nga Aleanca e shteteve kundër terroristëve të ISIS-it, po ia mësyjnë kthimit në vendin e origjinës së tyre.
[maxgallery id=”8042″][:]
Comments are closed.