Konferenca shkencore: Një shekull nga përkthimi i Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 21.09.2021 mori pjesë në
Konferencën shkencore: Një shekull nga përkthimi i Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi, në Prishtinë e organizuar nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ishte pjesë e panelit hapës të kësaj konference, në të cilën poashtu ishin panelistë edhe Kryemuftiu i Kosovës H. Naim ef. Tërnava dhe Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu.
Në këtë konferencë shkencore nga studiues dhe akademikë të ndryshëm u fol për rëndësinë që kishte përkthimi i Kuranit dhe fillimin e depërtimit të fjalës së Zotit tek populli shqiptarë, ku fal përkthimeve në gjuhën shqipe, Kurani kuptohej nga gjithë shqipfolësit.
Gjithashtu në këtë konferencë shkencore nga Bashkësia Fetare Islame e RMV si ligjërues marrin pjesë edhe dy profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, Dr. Ziber Lata dhe Dr. Muhamed Mustafa.
Comments are closed.