[:al]Konferenca shkencor kushtuar 65 vjetorit të Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë[:]

[:al]Më 17 Maj 2017 në Prishtinë, filloi punimet e veta Konferenca shkencore kushtuar 65 vjetorit të M.M. “Alaudin” në Prishtinë. Në hapjen solemne të kësaj Konference, përfaqësues i Reisu-l-ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepi nga Maqedonia, ishte dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, doc. Dr. Faredin Ebibi, i cili duke prezantuar fjalën e kryetarit të BFIM-it, veç tjerash ka theksuar: Kam nderitn madje ndjehem shumë i privilegjuar që m’u dha rasti të përshëndes këtë tryezë shkencore për një përvjetor aq të rëndësishëm për edukimin dhe arsimimin fetaro islam të kombit tonë në periudhën pasosmane. Individualisht apo familjarisht gjithnjë e kemi pasur interesimin për t’u shkolluar nëpër qendra të ndryshme islamike. Natyrisht, kanë qenë shumë të frekuentuara edhe mektebet që i kemi pasur kryesisht nëpër xhami, por, si shoqëri, për herë të parë institucionalisht nisim të pajisemi me dituri islame në gjuhën shqipe me hapjen e Medresesë Alaudin në Prishtinë. Prandaj këtë vatër e llogaris si një nga qendrat më të rëndësishme për kombin tonë. Në këtë vatër zuri fill tradita e interpretimit shqip të njohurive fetare islame, në këtë vatër ligjëruan një dyzinë bardësh të cilët njohuritë e veta islame do t’i transmetojnë te gjeneratat e reja prej të cilëve do të nxjerrin bartës të jetës fetare islame ndër shqiptarët jasht kufijve administrativ të shtetit shqiptar.

Edhe unë jam kuadër i kësaj vatre të dijes dhe kurrë nuk kam pushuar së qenuri krenar për faktin që jam ndër gjeneratat e para që dolëm nga kjo Medrese. Me nostalgji, por edhe me pietet i kujtoj ata profesorë të devotshëm të cilët në kushte shumë të rënda u përpoqën që të nxjerrin kuadro me të cilët do të mburrej mbarë kombi. Me dituri islame u brumosëm nga personalitetet e ndritura si: Profesor Sherif Ahmeti, hafiz Hasan Nahi, Rushid Osmani, Selim Maloku e shumë të tjerë.

Ne, ata pak medresantë që patëm fat të vazhdojmë studimet nëpër qendrat botërore islamike, të vetmën brengë e kishim që mos t’i turpërojmë emrat e profesorëve të Medresesë Alaudin. Me mburrje them që, kemi qenë ndër studentët më të mirë, gjithkund ku kanë studiuar kuadri i kësaj Medrese.

Sot, të brumosur me njohuri bazike islame nga Medreseja Alaudin, kemi kryetar të bashkësisë islame, kemi dekan, kemi doktor shkencash e profesorë të profileve të ndryshëm.

Sot, kjo vatër arsimore është edhe më tej në përmbushje të detyrimeve fetare e kombëtare, është duke e kryer me sukses misionin e vet historik në këtë çaste kur fenë dhe, në emër të fesë edhe kombin, po mundohen të na e njollosin ata që fare nuk kanë lidhje me fenë, do farë mercenarë të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët as me fenë dhe as me kombin tonë. Ky fakt duhet të merret në konsideratë dhe, nga ana e institucioneve shtetërore të përshëndetet, të përkrahet dhe të stimulohet. Ka ardhur koha që Medresetë tona, si në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, të trajtohen si vatra arsimore shtetërore dhe të futen në buxhetin shtetëror pa kurrfarë ngurrimMKëtë përkrahje shtetërore e meriton Medreseja Alaudin, e cila, në mbamendjen tonë kolektive do të ngelë përjetë si vatër fetare kombëtare që ka frymëzuar edhe medresetë e tjera shqiptare, ku në mënyrë plotësisht të barabartë mësojnë edhe fëmijët e komuniteteve të tjera të besimit islam.

Zoti e bekoftë Medresenë Alaudin dhe e bëftë prej atyre vatrave arsimore me traditë mijëravjeçare.

Pjesëmarrësve në këtë konferencë shkencore u uroj shëndet dhe punë të mbarë. Pa dyshim, është madhështore madhërimi i një vatre arsimore e cila përkujdeset për parimet dhe njohuritë e fesë me të cilën na ka nderuar Allahu Mëshirëplotë. Urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të Medresesë sonë të dashur “Alaudin”.

17 Maj, Prishtinë                                                                              

Reisul Ulema

                                                                                                 h. Sulejman ef. Rexhepi

[maxgallery id=”6154″]

[:]

Comments are closed.