Komunitetit Shqiptaro – Amerikan për vizitë në BFI

Sekretari gjeneral i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, H. Afrim ef. Tahiri, në selinë e BFI-së  priti delegacionin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të kryesuar nga Kryetari Xhevat Sherifi.

 

Zhvillimet aktuale dhe fetare në Maqedoni, kanë qenë temat kryesore të këtij takimi shumë miqësorë.
Afrim ef. Tahiri, njoftoi miqtë nga diaspora për aktivitetet e institucionit të komunitetit islam dhe për zhvillimet fetare ndërshekuj.
“BFI-ja është institucioni amë që organizon dhe zhvillojnë jetën fetare në këto vende dhe gjithashtu kujdeset edhe për zhvillimin e jetes fetare edhe ndër besimatrët që jetojnë dhe veprojnë në vendet europerendimore”, theksoi Tahiri.
Në këtë takim mes tjerash u bisedua për bashkëpunimin tradicional që ka BFI me diasporën shqiptare veçanërisht në Amerikë me theks të veçant viteve të fundit, pastaj rreth bashkëpunimit në sfera të ndryshme gjerë më tani, por gjithashtu që këto të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen.
Delegacioni i lobit shqiptar duke shfaqur përkrahjen për aktivitetin që po bën BFI-ja,  shprehu nevojën e unifikimit të pozicioneve në lidhje me çështjet kyçe me interes të shqiptarëve dhe myslimanëve, duke shprehur përkrahjen e tyre ndaj BFI-së por edhe subjekteve politike të cilat kanë si përcaktim të vetin realizimin e aspiratave për avancim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, me theks të veçantë avancimin e pozitës së shqiptarëve deri në nivel të popullit shtetformues dhe të barabartë me maqedonasit.
1 2

Comments are closed.