KOMUNITETI MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR
I nderuar u.d. reisul-ulema të BFIMV-së, Hfz. Shaqir ef. Fetahu!
Të nderuar anëtarë të Rijasetit të BFIMV-së!
I nderuar drejtor për dijasporën pranë BFIMV-së, Dr. Selver ef. Xhemaili!
Kemi kënaqësinë që t’ju njoftojmë se në pasditën e së dielës, më 20.09.2020, në xhaminë
shqiptare në Regensdorf, u mbajt Kuvendi i përbashkët i dy organizatave islame
shqiptare, UBISHZ dhe BISHZ, me ç’rast kuvendarët dhe delegatët e rreth pesëdhjetë
xhamive që prezantuan, në krye me dy kryesitë dhe përfaqësuesit e tyre, Hfz. Mehas ef.
Alija dhe Fehim ef. Abazi, miratuan vendimin për bashkimin e tyre dhe formimin e
organizatës së vetme fetare islame shqiptare në Zvicër, Komunitetin Musliman Shqiptar
në Zvicër.
Kjo u realizua në një atmosferë vëllazërore, në prezencë të një numri të madh
delegatësh, përfshirë kryetarë dhe anëtarë të kryesive të xhamive, së bashku me imamët
e tyre, të cilët kishin ardhur nga të gjitha rajonet ku janë xhamitë shqiptare në Zvicër.
Gjithashtu, përveç disa vendimeve dhe miratimeve të rëndësishme që u morën në këtë
mbledhje, u miratua vendimi që kryesia e re të formohet nga dy kryesitë e mëparshme,
në krye të së cilës u zgjodh unanimisht, hfz. Mehas Alija.
Tashmë, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, nën ombrellën e tij përfshinë
shumicën e xhamive shqiptare, nga e tërë Zvicra dhe se, si një organizatë e vetme fetare
legjitime, tash e tutje, do të ec krahë për krah me kryesitë dhe imamët e xhamive, gjë që
paraqet një plotësim të nevojës së kamotshme të shqiptarëve në Zvicër, ku do të ketë një
subjekt të vetëm përfaqësues për të gjitha xhamitë dhe qendrat islame në vend.
Kërkojmë nga Ju dhe operativa që përfaqësoni që ta përkrahni këtë ndryshim dhe, së
bashku, të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe ruajtjen e lidhjeve tona shpirtërore, fetare
e kombëtare.
Ju falënderojmë shumë për të tërë mundin tuaj që këni dhënë në drejtim të arritjes së
kësaj dëshire dhe qëllimi të kamotshëm të xhemateve tona shqiptare në Zvicër.
Shumë selame dhe ju urojmë gjithë të mirat!
Comments are closed.