[:al]Komunikatë për opinion[:]

[:al]Para disa ditësh, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u shpreh me një letër përkrahëse për Arabinë Saudite ne të cilën ekskluzivisht e mbështesim kujdesin dhe mbrojtjen e Mekes dhe Medines, vendeve të shenjta islame që janë Kible e të gjithë besimtarëve muslimanë.Në këtë përkrahje qëndrojmë fuqishëm edhe sot dhe do qëndrojmë gjithmonë.

Pra,dëshirojmë të informojmë opinionin se  mbështetja e BFIM nuk ka fare të bën me rastin e gazetarit Kashogi dhe me zhvillimet që pasuan sepse Institucioni ynë është kryekëputë fetar dhe nuk merret me çështje të sferave jo fetare dhe nuk implikohet në qëndrimet dhe orientimet politike të asnjë shteti.

Shpresojmë se ky sqarim është I mjaftueshëm për t’u shpjeguar përpara opinionit tonë për keqinterpretimet dhe sajesat e  mundura lidhur me rastin Kashogi.[:]

Comments are closed.