Komunikatë për mjetet e informimit

Qëndrim i Rijasetit të BFI-së lidhur me ndodhitë në Xhaminë e Mustafa Çelebisë në Strugë Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur më 04.06.2012, dënon ashpër prishjen dhe dëmtimin e pjesës që paraqet trashëgimi kulturore osmane në xhaminë e Mustafa Çelebisë në Strugë.
Një veprim i këtillë është në kundërshtim të plotë me Protokolin e nënshkruar prej dy palëve, në njërën anë Rijasetit të BFI-së përfaqësuar nga Reis Ul-Ulemaja Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe Myftiu i Myftinisë së Strugës, Prof.dr. Ferat Polisi, dhe në anën tjetër Presidencës së Dijanetit të Republikës së Turqisë dhe Drejtorisë së përgjithshme të vakëfeve të Turqisë.
Protokoli  parasheh  rekustruimin, restaurimin dhe ndërtimin e xhamisë në fjalë duke i ruajtur elementet e arkitekturës osmane disa shekullore dhe ndërtimin e një pjese të re e cila do t’i përputhet projektit i cili është në punimin e sipër mes Myftinisë së BFI-së në Strugë, Dijanetit të Republikës së Turqisë dhe Drejtorisë së përgjithshme të vakëfeve të Turqisë.
Si rezultat i shkeljes flagrante të Protokolit në fjalë, Rijaseti i BFI-së e cilëson këtë veprim të Myftinisë së Strugës si një tradhti të institucionit me të vjetër islam në Maqedoni dhe i jep mbështetje vendimit të Reis Ul Ulemasë për:
– Suspendimin, respektivisht marrjen e Muraseles Myftiut të Myftinisë së Strugës Prof.dr. Ferat Polisit si dhe suspendimin e të
angazhuarave në operativën e Myftinisë së Strugës;
– Rijaseti i BFI-së së RM, kërkon nga Reis Ul- Ulemaja që të emëroj një koordinator për të udhëhequr përkohësisht Myftininë e
Strugës, deri në zgjedhjen dhe emërimin e Myftiut të ri nga ana e Rijasetit të BFI-së;
– Të emërohen respektivisht të angazhohen persona të ri në
operativën e Myftinisë për kryerjen e punëve të përditshme si dhe puna rreth restaurimit dhe ndërtimit të Xhamisë së Mustafa Çelebiut të mos ndërpritet;
Çdo veprim i kundërligjshëm i personave të lartpërmendur ndaj këtij qëndrimi të Rijasetit të BFI-së, si dhe pjesëmarrja e tyre në hapësirat e Myftinisë së BFI-së Strugë, pa leje paraprake, paraqet vepër penale.
Rijaseti i BFI-së së RM
Reis Ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi

myftinia e struges 001

Comments are closed.