Bashkësia Fetare Islame e RM, ditët e fundit në mënyrë të qartë protestoi ndaj tradhëtisë e cila iu bë nga institucionet përkatëse lidhur me lokacionin në Kalanë e Shkupit, për të cilën BFI-ja disa vite me radhë ka bërë investime për blerjen e tij, nga ana tjetër opinioni herë pas here dëgjon deklarata të pakontrolluara nga persona zyrtar.
Nisur nga kjo BFI kërkon ballafaqim të argumenteve në një debat publik me palët e involvuara si z. Abdulhakim Ademi, z. Tahir Hani, dhe z. Xhelal Bajrami pse jo edhe Ministrin Janakievski Propozojmë që debati të zhvillohet brenda tri ditësh në TVM2, TV Era ose Alsat-M.
Në rast të mosmbajtjës së debatit në fjalë, BFI e RM do të detyrohet që zbardhjen e këtij rasti ta bëj përmes formave tjera.
Bashkësia Fetare Islame e RM
Comments are closed.