Komunikatë për informim

nga atmosfera e programit ne Sallen UNiversaleDje, në Sallën Universale në Shkup, në prani të një numri të konsiderueshëm të teologëve, të muftive, të nxënësve e të studentëve të vendit, u mbajt një program artistik me të cilin, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RM, rrumbullaksoi aktivitetet përgatitore për Muajin e Ramazanit. Të ftuar special me këtë rast ishin artistët me renome botërore nga Fakulteti i Ilahjatit pranë Universitetit të Stambollit. Docent Doktor Ubejdullah Sezikli, mjeshtër i mrekullueshëm i këndimit të Kur’anit, përveç që interpretoi dy-tre pikë fetare i shoqëruar edhe nga profesori ynë i artit muzikor, Abaz ef. Jahja, të pranishmëve u foli edhe për vlerat muzikale që bart në vete Kur’ani i Madhërishëm, në mënyrë praktike demonstroi diversitetin muzikal që e hasim gjatë këndimit kur’anor nga muslimanët anekënd botës. Ubejdullah Sezikli ishte i shoqëruar edhe nga instrumentisti dr. Muharrem Hafiz dhe dr. Erhan Ozden.

Të pranishmëve, me fjalë rasti iu drejtua edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, pasi foli mbi aktivitetet e ndërmarra rreth përgatitjeve për pritjen sa më të dinjitetshme të Muajit të Ramazanit, vuri në spikamë edhe qëllimin e programit artisik të organizuar nga ana e Rijasetit të BFI-së. “Ramazani është Muaji kur nisi shpallja e Kur’anit Madhështor. Ne, në çdo eveniment fetar e kulturor këndojmë Kur’an, por, ky aktivitet gjithësesi që shtohet sidomos gjatë Ramazanit; agjërimin tonë e përmbushim përmes shumë ibadeteve, lutjeve e këndimeve. Pra, duhet të dijmë që këtë muaj duhet ta përforëcojmë edhe artistikisht, të shohim dhe të dëgjojmë, ta freskojmë shpirtin me këndim bukur të Kur’anit, të njihemi me intonacione dhe vlera muzikale që vinë në pah gjatë këndimit të Kur’anit. Pra, ky program artistik le t’ia shtojë atmosferën festive Muajit të bekuar të Ramazanit.”

Në fund të programit, të pranishmit patën mundësinë që të pajisen me nga një CD nga këta mjeshtër të këndimit fetar nga Turiq, por edhe me CD-të e përgatitura nga Rijaseti I BFI-së me programe fetare si dhe me imsaki të përgatitur nga Shoqata “Ilmije” e BFI-së.

Nga shërbimi për informim i BFI-së

Comments are closed.