KOMUNIKATË

Bashkësia Fetare Islame në RMV, në koordinim me Myftininë e saj në Kumanovë, pasi u njoftua burimisht për problemin në lidhje me varrezat muslimane në fshatin Orkoc të Komunës së Likovës, menjëherë angazhoi sektorët e saj për të mësuar të vërtetën rreth këtij problemi.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vendim për denacionalizim i vitit 2013, me të cilin vendim, Kishës Ortodokse Maqedonase i janë dorëzuar të dy parcelat pa e njoftuar Muftininë dhe BFI e RMV të cilat në teren paraqesin varreza muslimane.
Pas kompletimit të dokumentacionit përkatës, BFI-ja do të marrë iniciativë të kontaktoi me KOM- in që ta zgjidhë këtë problem me marrëveshtje, përndryshe do të ndërmerren të gjitha procedurat ligjore dhe gjyqësore deri në kthimin komplet të vakëfit tek pronarët e vërtet.
Shërbimi për Informim i BFI

Comments are closed.