KOMUNIKATË
Komisioni Qendror i Kurbaneve 2021 pranë BFI-së të RMV në mbledhjen e vet të mbajtur më 26 korrik 2021 bëri sublimimin e punës dhe informon besimtarët dhe opinion e gjerë publik se në këtë Bajram në BFI të RMV janë paguar 6880 kurbana, të cilët të gjithë janë ther brenda afatit kohor të paraparë për therjen e kurbanit.
Sa i përket shpërndarjes së mishit, aksioni ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer dhe ai vazhdon edhe në ditët në vijim, derisa edhe sasia e fundit të shpërndahet.
Komisioni, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente, e ka rezervuar sasinë e nevojshme për nevojat e kuzhinës së SHMI “Medreseja Isa Beu”, kështu që sasia që ka tepruar është shpërndarë tek skamnorët, jetimët, njerëzit me nevoja të posaçme, shoqata të ndryshme dhe burgjet e vendit. Ajo që e dallon aksionin sivjet, është se aktiviteti i shpërndarjes është zhvilluar me një intensitet të shtuar në pjesën lindore dhe jug-lindore të RMV-ës, por njëkohësisht edhe myftinitë e pjesës tjetër të vendit kanë shpërndarë sasi edhe më të mëdha të mishit të kurbanit nga vitet e kaluara. Duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Velesi, Tetova, Gostivari, Shtipi, Probishtipi, Manastiri, Prilepi, Kërçova, Ohri, Dibra, Kratova, Kriva Pallanka, Resnja, e gjitha qytetet e vogla deri në Strugë e përtej kufirit me R. Shqipërisë, operativat e myftinive dhe OH Hilal në bashkëpunim edhe me organizata të tjera, kanë bërë shpërndarjen e pakove me mish kurbani për mbi 20 000 familje, ndërsa aksionet dhe shpërndarja e organizuar vazhdojnë të ndërmerren në teren edhe në kohën e përpilimit të kësaj komunikate, deri në shpërndarjen e pakos të fundit.
Ashtu siç e ka potencuar edhe më herët, Bashkësia Fetare Islame e RMV i falënderon të gjithë besimtarët që kurbanat e tyre ia kanë dedikuar institucioneve edukativo-arsimore, pra SHMI “Medresesë Isa Beu” me ç’rast me prerjen e kurbanit keni kryer obligimin tuaj fetare dhe keni kontribuar në ngritjen e dijes islame, andaj BFI dhe nxënësit e Medresesë e lusin Allahun Fuqiplotë që tua bëjë kabull dhe për të njëjtën t`i shpërblejë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Komisioni Qendror i Kurbaneve 2021 pranë BFI-së të RMV
Comments are closed.