Komisioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Kumanovës

Të premten më date 22.04.2022 Komisioni i Rijasetit të BFI në RMV i autorizuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe i udhëhequr nga Drejtori i sektorit fetaro arsimor pranë Rijasetit të BFI, Prof. Jusuf ef.Zimeri, vizituan Myftininë e Kumanovës dhe xhematet e kësaj myftinie.
Vizita e komisionit u bë në këto Xhamia:
1- Në Xhaminë “Tatar Sinan Pasha” Dr. Mevludin ef. Aliu.
2- Në “Xhaminë e Re” në Kumanovë, Dr.Abdulkerim ef. Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë.
3- Në Xhaminë “Haxhi Shefket” në Kumanovë Dr. Naser ef. Ramadani profesor në FSHI- në Shkup.
4- Në Xhaminë në fshatin Çerkez, Prof. Hamza ef. Hasani, Medreseja Isa Beu – Shkup.
5- Në xhaminë e fshatit Ropalcë, Prof. Jasir ef.Osmani, Medreseja Isa Beu -Shkup.
6- Në xhaminë e fshatit Llojan “Haxhi Hesat” Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtor i sektorit fetaro arsimor pranë Rijasetit të BFI.
7- Në Xhaminë e fshatit Sllupçan “Mulla Sadik”, Dr. Faredin ef. Ebibi, profesor në FSHI.
Myftinia e BFI-së në Kumanovë e falënderoi Komisionin e Rijasetit të BFI-së në RMV për vizitën e bërë dhe lut Allahun e Madhërishëm që t`i shpërblej me të mirat e Tij të pa fund.

Comments are closed.