KMSH promovon librin “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

1233

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më 3 Tetor 2013organizoi promovimin e librit të konferencës shkencore mbarëshqiptare, zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 28-29 shtator 2012, “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.

12334

1122

Në program përshëndetën drejtuesit e bashkësive islame shqiptare, H. Selim Muça, H. Naim Tërnava dhe sekretari i BFIM Afrim Tahiri. Në fjalën e tyre ata theksuan, rolin pazëvendësueshëm që kanë luajtur personalitetet fetare në jetën e vendit, jo vetëm gjatë hapave të para të krijimit të shteti shqiptar, por gjatë gjithë historisë së kombit tonë.

“Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë”, nënvizoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça.

1221

Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi KMSH për aktivitetin në fjalë duke vlerësuar veprën madhështore të prijësve mysliman në aspektin e formësimit të vetëdijes dhe identitetit kombëtar. Mes tjerash bëri me dije se edhe në Shkup do të bëhet promovimi i librit të konferencës së mbajtur më17 nëntor 2012 në Shkup me rastin e 100 vjetorit me temë: “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin profesorë, intelektualë/e, studiues, etj.

 

Comments are closed.