KËSHILLTARI FETAR I MBRETIT SHTRON DARKË SOLEMNE PËR DELEGACIONIN E BFI

KËSHILLTARI FETAR I MBRETIT SHTRON DARKË SOLEMNE PËR DELEGACIONIN E BFI

Delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nën udhëheqjen e Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Rijad, Kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, u nderuan me ftesë dhe iu përgjigjën të njejtës ftesë nga Shejh Sa’d Esh Shethri, Këshilltarit Fetar të Mbretit Ekselencës së tij Selman bin Abdulaziz es Saudi dhe trashëgimtarit të Fronit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Muhamed B. Selman në prezencë të personaliteteve tjera të mirënjohur.
Gjatë këtij takimi mjaft të rëndësishëm, pjestarët e delegacionit të BFI kaluan çaste të mbresëlënëse dhe mjaft të frytshme, ku Këshilltari Esh Shethri bisedoi për forcimin e marrëdhënieve me Bashkësinë Fetare Islame të RMV si dhe për një bashkëpunim të mirëfillte në të ardhmen, me qëllim të shpjegimit të Islamit në mënyrë të pastër si e vetmja veprimtari në kultivimin e vlerave të ngritjes së dinjitetit të njeriut në Paqe e solidaritet dhe për të demantuar mendimet e gabuara ndaj Islamit dhe vendit ku jetojmë.
Pritja e ngrohtë si dhe bisedat që u zhvilluan treguan qartë se Shejh Sa’d Esh Shethri, është një personalitet i lartë, i urtë dhe me njohuri të gjëra mbi rrjedhat fetare në përgjithësi.
Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emrin e delegacionit të BFI e falënderoi atë dhe i shprehu mirënjohje për ftesën dhe pritjen e ngrohtë që ia bëri udhëheqësisë së BFI, si dhe duke e informuar për organizimin e institucionit BFI në përgjithësi dhe organizimit të jetës fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në shenjë respekti, për delegacionin e BFI dhe për mysafirët tjerë që kishin ardhur ta shoqëronin dhe respektonin këtë delegacion, u shtrua një darkë solemne.
Delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, përbëhet nga 16 anëtarë dhe atë: Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit H Amit ef. Rasimi, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imeri, Myftiu i Prespës H. Xhunejd ef. Jashar, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim Iseni, Prodekani i FSHI Dr. Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit për Diasporë pranë Rijasetit të BFI Dr. Selver ef. Xhemaili dhe Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me botën Arabe në Rijasetin e BFI, H. Ismet ef. Ademi.

Comments are closed.