Këshilloni njerëzit të flasin gjithmonë fjalë të urta

Mos e zhytni gjuhën me shpifje, sharje, ofendime, nënçmime dhe gjëra të ndyta, sepse ato janë rezultat i mllefit, egoizmit, xhelozisë që vijnë nga sëmundja e thellë shpirtërore.
Keni edhe një obligim të shenjtë. Të këtillët mos i urreni dhe mos ua ktheni të njejtën, por mundohuni t’i shëroni nga kjo gjendje e shëmtuar, e nëse nuk e arrini këtë, atëherë fjalët e tyre të shëmtuara shëndroni në kalitje, qëndrueshmëri, dhe forcë shpirtërore drejt rrugëtimit të shëndoshë për arritjet e qëllimit dhe synimeve fisnike.
Jepni në jetë gjithmonë shpresë dhe energji pozitive dhe kreative. Këtë ua them nga përvoja dhe nga fryma edukuese Kur’anore.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.