[:al]Këshilli për Fetva pranë Shurës Euro-Aziatike mbajti takimin e dytë të rradhës[:]

[:al]Këto ditë, në Stamboll, Këshilli për Fetva pranë Shurës Euro Aziatike mbajti takimin e dytë të radhës, më temë: “Metoda e nxjerrjes së fetvas nga Këshillat për Fetva  në rajonin Euro-Aziatik dhe çështja bashkëkohore në fushën e mjeksisë”. Në mesin e 33 përfaqësuesve të këtij këshilli pjesëmarrës ishte edhe përfaqësuesi i BFI në RM, profesori i FSHI-së, Doc. Dr. Shaban Sulejmani.

Në ceremoninë e hapjesë të këtij takimi, të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua Prof. Dr. Ali Erbash, Kyetar i Dijanetit të Republikës së Turqisë, i cili, që në fillim vuri theksin mbi rëndësinë e vazhdimit të punës të këtij Këshilli, si dhe kërkoi që të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe të gjykohet çdo një shkelje që ndodhë kudo në botë, duke e përkujtuar edhe atë që po ndodhë në shtetin e Palestinës.

Në seancën e parë të këtij takimi pjesëmarrësit folën për historikun e shkurt të institucionit për nxerrjen e fetvave në shtetët Euro-Aziatike, duke u ndalur në rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe që do të luaj institucioni në fjalë.

Një ndër pikat që u fokusuan pjesëmarrësit ishte edhe problem – Cilat janë metodat aktuale për nxerrjen e një fetvaje përmes institucioneve zyrtare të Bashkësive Islame? Në këtë kuadër, pjesëmarrësit paraqitën përvoja të ndryshme nga vendet respektive, me ç’rastë u shkëmbyen mendime dhe përvoja të ndryshme.

Në fundë të këtij takimit, pas diskutimeve dhe debateve të zhvilluara, Këshilli për Fetva Euro-Aziatike nxori disa fetva që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme bashkëkohore nga fusha e mjekësisë.

[maxgallery id=”8054″][:]

Comments are closed.