[:al]Këndohet ezani i parë në fshatin Llokven[:]

[:al]Në mënyrë solemne dhe me të gjitha ceremonitë Fetare, të Dielën më datë 14-01-2018 u lëshua në përdorim Xhamia ne fshatin Llokven, Muftinia e Prilepit.
Ky organizim u bë nga ana e Muftinisë së BFI Prilep në koordinim me këshillin iniciues, i cili për herë të parë lëshon në përdorim një xhami për nevojat e banorëve të fshatit Llokven.
Sekretari Gjeneral i BFI H.Irsal ef.Jakupi ishte prezent si përfaqësues i Kryetarit të BFI Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ndërsa përfaqësues të tjerë ishin edhe Myftiu i Myftinisë së Prilepit, H. Shefqet ef. Imeri bashkë me operativën e myftinisë, Myftiu i Myftinisë së Manastirit h. Hamit ef. Rasimi, Kryetari i Komunës së Dollnenit z. Xhemil Qamili, Mr. Eljesa Hasani dhe shumë personalitete të tjera të jetës publike dhe mysafirë nga vendi e nga jashtë.
Në këtë manifestim prezent ishte edhe donatori i Xhamisë së fshatit Llokven H. Jakup Kukuli bashkë me familjarë të tij, për të cilin vlen të theksohet se këtë iniciativë për ndërtimin dhe kompletimin e xhamisë e ka marrë pasi ka dëgjuar se në këtë vend asnjëherë më parë nuk ka pasur xhami, kështuqë, ka vendosur që me vetë kontribut ta ndërtojë dhe kompletojë xhaminë e këtij fshati, ku për herë të parë u këndua edhe ezani.

[maxgallery id=”8268″][:]

Comments are closed.