[:al]Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” të diellën u ndal në qytetin e Gostivarit[:]

[:al]Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore me moton “Ramazani muaji i Kur’anit” manifestim ky tashmë tradicional, që zhvillohet në çdo qytet të vendit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, e që organizohet nga Rijaseti BFI-së në bashkëpunim me myftininë e vendit, të dielën më 4 qershor,u ndal në qytetin e Gostivarit në Xhaminë e Sahatit.

Nën moderimin e Sabahudin ef. Zendeli, referent në myftininë e Gostivarit, i cili njëherit edhe e hapi këtë mbrëmje Kur’anore, xhemati i pranishëm në xhami patën mundësi të ndegjojnë leximet e bukura Kur’anore nga ish medresantë, hafizë tashmë të njohur, disa edhe pjesëmarrës nëpër gara të ndryshme botërore për bukur lexim të Kur’anit Famëlartë si: Hfz Xhemail ef. Nuhi, dhe Mr. Eljesa ef. Asani, maturanti i Medresesë “ Isa Beu” Hfz. Ajdin Aliji si dhe nxënësi në vitin e tretë në Medresenë “Isa Beu” Arben Emini.

Pas mbarimit të programit me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili pasi i felenderoi lexuesit për performancën e tyre të shkëlqyer, kërkoi që xhemati i Gostivarit të vazhdojë edhe më tej të ndihmojë Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame, të cilat, siç u shpreh myftiu janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të jetës fetare islame te ne.

Në emër të Rijasetit të BFI-së të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën drejtimin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit. Gjithashtu, Muaz ef. Agushi nuk la pa e nënvizuar traditën e xhematit të Gostivarit me rrethinë të cilët tashmë janë dëshmuar si kontribues të rregullt në mirëmbajtjen e institucioneve arsimore të BFI-së, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe SHMI “Medreseja Isa Beu”.

Me fjalë përshëndetëse para xhematit u drejtua edhe Atashehu për çështje fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Maqedoni, z. Murat Allkan. Në këtë evenimet i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithëshëm i BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi.

Karavani i Mbrëmjeve Kur’anore do të vazhdojë ditën e premte, më 08. 06. 2018/ 24 Ramazan, me fillim nga ora 21:30, në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.

Ju mirëpresim!

[maxgallery id=”9199″][:]

Comments are closed.