[:al]Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” rrugëtimin e tij e përfundoi në Cërnilishtë të Prilepit[:]

[:al]Ditën e diel (18.06.2017) në një atmosferë festive në xhaminë “Bedër” e cila ishte e mbushur përplotë me xhematë nga Cërnilishti dhe fshatërat përreth, para namazit të jacisë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së. Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz. Mujdin Limani si dhe dy hafizët nxënës të SHMI “Medreseja Isa Beu” Hfz. Jasin Abdullahi dhe Hfz. Ajdin Aliji.


Hapjen e këtij organizimi e bëri Myftiu i Myftinisë së Prilepit Shefket ef. Imeri i cili pasi përshëndeti të pranishmit prezantoi lexuesit dhe rrjedhën e programit.
Ndërsa në emër të Rijasetit të BFI-së fjalën përshëndetse e mbajti Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit. Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saja për t’i realizuar gjatë këtij muaji.
Ky aktivitet ishte risi e muajit të Ramazanit për këtë vit nga ana e Rijasetit të BFI-së, në bashkëpunim me Myftinitë. Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” startoi rrugën e tij nga qyteti i Ohrit, duket vazhduar në qytetin e Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës dhe përfundoi në Prilep.[:]

Comments are closed.