Në xhaminë “Sulltan Pajazit” e cila ishte e mbushur përplotë me xhemat para namazit të jacisë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që edhe gjatë këtij muaji të bekuar organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së.
Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz. Avni ef. Asani, ish nxënësi i SHMI “Medreseja Isa Beu”, tani imam në xhaminë e Çairit, Hfz. Jetmir Zendeli, ish-mederesant, tani student në studimet postdiplomike në Universitetin Islamik Ndërkombëtar në Kuala Lumpur të Malajzisë si dhe Hfz. Ajdin ef. Aliji, maturant në Medresenë “Isa Beu” të Shkupit
Pasi mbaruan hafizët me programin e tyre në emër të Rijasetit të BFI-së fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit. Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka realizuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saja gjatë këtij muaji.
Fjalë rasti pati Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, H. Murat ef. Huseini, i cili pasi i felenderoi lexuesit për performancën e tyre të shkëlqyeshme, në pika të shkurta foli për rëndësin e leximit të Kur’anit në muajin e Ramazanit.
Comments are closed.