[:al]Në Xhaminë e Re në Recicë të Madhe, të mbushur përplotë me xhemat, ditën e Premte (09.06.2017) para namazit të jacisë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së. Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz. Abdurahim ef. Murati, Hfz. Xhemail ef. Nuhiu dhe Mr. Eljesa ef. Asani.
Hapjen e këtij organizimi e bëri Kryeimami i Myftinisë së Tetovës Mr. Ejup ef. Selmani i cili pasi që përshëndeti të pranishmit në xhami prezantoi lexuesit dhe rrjedhën e programit, ndërsa në emër të Rijasetit të BFI-së fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit.
Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saja për ti realizuar gjatë këtij muaji.
Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore vazhdon ditën e Shtunë ( 10.06.2017/ 15 Ramazan) në Xhaminë “Jahja Pasha” me fillim në ora 21:30
[:]
Comments are closed.