[:al]KARTA E MEDINËS, PRIJATARE E DEKLARATËS UNIVERSALE TË OKB-së PËR TË DREJTAT E NJERIUT[:]

[:al]Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RM më 01 Dhjetor 2018 realizoi Sesionin Shkencor njëditor me Temën “KARTA E MEDINËS, PRIJATARE E DEKLARATËS UNIVERSALE TË OKB-së PËR TË DREJTAT E NJERIUT” .

Sesionin shkencor e moderoi Mr. Muzemil ef. Osmani, i cili fillimisht fjalën përshëndetëse në cilësinë e organizatorit e dha Jusuf ef. Zimerit- drejtor i sektorit Fetaro-Arsimor.  Fjalë përshëndetëse pati edhe Dekani i FSHI Dr. Shaban ef. Sulejmani, në cilësinë nikoqirit, mirëpo meqë Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, nuk ishte prezent për shkak të angazhimeve të tij jashtë shtetit, në emër të tij fjalë përshëndetëse mbajti Muftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi.

Në Sesionin shkencor që u realizua në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ku ishin të pranishëm Muftitë e Muftinive të BFI-së bashkë me operativat e tyre, profesorët e Fakultetit të Shkencave Islame, Profesorët dhe profesoreshat e SHMI Medreseja Isa Beu Shkup, një numër i imamëve dhe studentëve të FSHI,  me kumtesat e tyre u paraqitën 13 Studiues nga Republika e Maqedonisë dhe Kosovës.

Ligjëruesit me kumtesat e tyre, përveç që shpalosën edhe prurje të reja shkencore rreth dokumentin të Medinës, ata zgjuan edhe një interesim të jashtëzakonshëm te pranishmit dhe në këtë mënyrë ata provokuan edhe shumë biseda dhe debate konstruktive gjatë këtij sesioni nga të pranishmit. Karta e Medinës, përmes kumtesave ishte studiuar dhe analizuar nga këndvështrime të ndryshme, siç janë aspekti juridik i saj, aspekti i të drejtave dhe lirive të njeriut, aspekti organizativ shtetëror, aspekti i sigurisë së jetës, lirisë dhe pronës, dhe aspekte tjera, shoqërore politike e sociale.

Ajo që është interesant të theksohet se të pranishmit ishin unanim në përfundimin e tyre gjithnjë në baza shkencore se Karta e Medinës mund të llogaritet një nga kushtetutat e para të shkruara në Historinë e njerëzimit. Këtë çështje me theks të veçantë e elaboroi Prof. Dr. Jeton Shasivari dhe Prof. Resul ef. Rexhepi. Gjithashtu u konstatua se thuajse në të gjitha kartat për të drejtat e njeriut dhe në disa kushtetuta që edhe sot e kësaj dite janë funksionale nëpër disa shtete të fuqishme në botë, kanë të kopjuara elemente të rëndësishme nga Karta e Medinës edhe pse nuk potencohet burimi i tyre.

Në fund gjithashtu u shpreh bindja se kjo tematikë ka rëndësinë e saj në historinë jo vetëm të myslimanëve por edhe të mbarë njerëzisë dhe se  një debat rreth kësaj çështje ishte, është dhe ngelë nevojë e kohës.

Gjithashtu u përfundua me përfundimin se punimet e këtij sesioni detyrimisht duhet të botohet me qëllim që këto të dhëna të afrohet edhe te mbarë lexuesi shqipfolës.

[maxgallery id=”10562″][:]

Comments are closed.