[:al]Karavani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” ndaloi në qytetin e Gostivarit [:]

[:al]Karavani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” ndaloi në qytetin e Gostivarit

Ditën e Hënë (05.06.2017) para namazit të jacisë në Xhaminë e Sahatit në qytetit e Gostivarit u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së. Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Mr. Eljesa ef. Asani, imam në fshatin Zdunjë, si dhe dy nxënësit e SHMI “Medreseja Isa Beu” Hfz. Ajdin Aliji dhe Hfz. Jasin Abdullai. Hapjen e këtij organizimi e bëri ligjeruesi i kësaj xhamie, Prof. Dr. Musa Musai, fjalën e rastit e mabjti Prof. Sherif ef. Dehari, ndërsa në emër të Rijasetit të BFI fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi.

Karavani i Mbrëmjeve Kur’anore vazhdonë ditën e Premte ( 09.06.2017/ 14 Ramazan) në Xhaminë e Re në Reçicë të Madhe të Tetovës me fillim në ora 21:30 [:]

Comments are closed.