“KARAVANI HUMANITAR” NË TËRË MAQEDONINË E VERIUT

Të enjten më 21.04.2022 Bashkësia Fetare Islame e RMV filloi pjesa e dytë e aksionit të gjerë humanitar “Karavani Humanitar” në tërë Maqedoninë e Veriut, i cili filloi në vigjilje të muajit të Bekuar të Ramazanit, kur Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me OH Hilal filloi me shpërndarjen e ndihmave humanitare në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky aksion i filluar të enjten, bëhet fjale për ndihmat humanitare të ardhura nga Turqia, donacion nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm të Republikës Turqisë, të cilat tradicionalisht shpërndahen nga Organizate Hilal që vepron në kuadër të BFI të RMV.
Në prezencë të Myftiut të Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Drejtorit të OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani dhe përfaqësuesit të Vakëfeve të Turqisë z. Omer Tajfun dhe mediumeve nacionale vendore , Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e startoi këtë aksion të dytë, që u dedikohen skamnorëve, nevojtarëve, jetimëve dhe të tjerëve.
Këtë aksion të shpërndarjes do ta bëjnë myftinitë e BFI në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Bëhet fjalë për 4000 pako, të cilat vijnë nga Drejtoria e Vakveve të Turqisë me të cilën vit për vit kemi me të vërtetë një bashkëpunim të mirëfilltë” tha mes tjerash Kryetari i BFI, i cili shtoi se: “Duke i ndarë këto dhurata unë e falënderoi Drejtorinë e Vakëfeve si dhe të gjithë aktivistëve që janë marrë me këtë pune, me qëllim që këto ndihma, këto dhurata të Ramazanit të arrijnë në vendin tonë. Falënderoj angazhimin e palodhshëm të Kryetarit të OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadanit, i cili prej sot filloj të menaxhojë me shpërndarjen e gjitha ndihmave, dhuratave të Ramazanit. Njëherit këtu jemi bashkë edhe me Dr. Qenan ef. Ismailin, pasi që ky aksion fillon nga Myftinia më e Madhe e BFI, pra Myftinia e Shkupit”.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai paraprakisht falënderoi të gjithë myftinitë e BFI të cilat do të përkujdesen që bashkërtisht me OH Hilal të bëjnë shpërndarjen e këtij amaneti, për të gjitha ato familje besimtarësh që kanë nevojë. Ai gjithashtu së bashku me Kryearin e OH Hilal falënderuan edhe pronarët e magazinës JUS-MB, të cilët kanë lëshuar hapësirat e depos së tyre dhe janë bërë pjesë e këtij aksioni gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Në fund Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të gjithë besimtarëve myslimanë u dëshiroi që këtë Ramazan ta përfundojmë sa më mirë duke u uruar agjërim të lehtë dhe ibadete të pranuara tek Allahu Fuqiplotë.

Comments are closed.